Lajme nga bota, zjarret, eklipsi, Pinoceti (9 Gusht 1999)


Lajme nga bota, zjarret, eklipsi, Pinoceti (9 Gusht 1999)

11:43 09/07/1999

Sipërfaqe të mëdha në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara janë përfshirë nga zjarre të fuqishme. Bëhet e ditur se janë rreth 425 mijë hektarë tokë në disa shtete si Nevada, Kaliforni e të tjerë të djegur deri tan. Skuadrat e zjarrfikësve po punojnë intensivisht për shuarjen e vatrave të zjarrit. Njoftime për viktima ende nuk ka. Për shkak të temperturave flakët kanë qënë dhe më të shpeshta.

Në Itali shkencëtarët kanë publikuar oraret e eklipsit të 11 Gushtit. Sipas tyre do të zgjasë rreth tre orë dhe në qytete të ndryshme të Italisë do të fillojë pothuajse njëkohësisht. Mbetet për t’u përcaktuar se sa do të zgjasë eklipsi në territorin e Shqipërisë.

Temperatura shumë të larta në Itali. Që prej disa ditësh Gadishulli Apenin është përfshirë nga një vapë e padurueshme. Edhe nesër do të regjistrohen temperatura të larta deri në 46 Gradë Celcius në Siçili.

Burime nga Kili bëjnë të ditur se ish diktatori Pinoçet mund t’i dorëzohet vetë drejtësisë spanjolle.

Në Siera Leone vazhdojnë negociatat për lirimin e pengjeve të marra nga një grup rebel antiqeveritare. Vendi është përfshirë nga lufta civile dhe atje janë dërguar kaskat blu të OKB-së./tvklan.al






Të ngjashme