Lajme nga Kosova, Demaci, Koshtunica (2 Shkurt 1999)
Adem Demaçi krahu politik i UÇK-së ka deklaruar se nuk është dakort që UÇK të marrë pjesë në negociatat me serbët ditën e Shtunë në Francë. Ministri Rus i Punëve të Jashtme, Igor Ivanov kërkoi në Bon një mbledhje urgjente të Grupit të Kontaktit për ish Jugosllavinë në rast se bisedimet mes palëve ndërluftuese do të ndërpriteshin.
Lideri i Partisë Demokratike Serbe, Vojisllav Koshtunica është shprehur se sipas planit të Hillit Kosova parashikohet të jetë një shtet me shumë elemente të njohjes ndërkombëtare, ndërsa faza tranzitore do të shërbejë vetëm për të fshehur faktin që Kosova nuk është më në përbërje të Serbisë dhe Republikës Federative Jugosllave./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori