Lajme nga Kosova dhe situata në Rahovec ( 25 Gusht 1999)


Lajme nga Kosova dhe situata në Rahovec ( 25 Gusht 1999)

15:00 25/08/1999

Situatë e njëjtë në hyrje të Rahovecit. Popullsia shqiptare do të mbajë të bllokuar rrugët e qytetit kosovar për të mos lejaur hyrjen e trupave ruse të KFOR-it. Megjithëse bisedimet e djeshme mes përfaqësuesve të UÇK dhe forcave të KFOR-it përveç protestave vazhdojnë dhe bisedimet për gjetjen e një rruge së përbashkët për zgjidhjen e situatës.

Departamenti i Shtetit nëpërmjet zëdhënësit ka deklaruar se forcat ruse duhet të hyjnë në Rahovec pasi ata janë pjesë e KFOR dhe zbatojnë strategjitë e përbashkët të miratuar nga forcat paqeruajtëse.

Ndërkohë agjensia jugollave e lajmeve ka emetuar lajmin për gjetjen e një varri të përbashkët për trupat e serbëve 15 kilometra larg Prishtinës. Autor të kësaj ngjarje quhen sipas serbëve terrositët shqiptarë./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme