Lajme nga Kosova, Jakup Krasniqi (26 Shkurt 1999)
Sipas fakteve që mbërrijnë nga Kosova çdo ditë e më tepër po bëhet e qartë se Serbia dhe Jugosllavia do të shkelin të gjitha premtimet e bëra para Grupit të Kontaktit. Forcat ushtarake serbe kanë nxjerrë nga kazermat jo vetem tanket e autoblindat por të gjitha llojet e armatimeve që ata posedojnë.
Reagimet e ndërkombëtarëve kundër Millosheviçit po ashpërsohen. Pentagoni ka deklaruar se nëse Presidenti Jugosllav bën ndonjë marrëzi ushtarake në Kosovë atëherë reagimi amerikan dhe ai i NATO-s ka për të qënë i menjëhershëm. Zedhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi ka thënë se as që e kishte menduar se Pavarësinë e Kosovës do ta fitonte në Rambuje./tvklan.al
Gazetar : Altin Hazizaj