Lajme nga Kosova, Kushner, Vedrin, Fisher (24 Gusht 1999)
Kanë zbritur në Kosovë sot krerët e Diplomacisë Europiane. Benard Kushner, administratori i OKB-së për krahinën kanë pritur sot ministrin e Jashtëm francez Vedrin dhe Gjermanin Fisher. Çeshtja thelbësore e vizitës së tyre është panorama e turbullt e zhvillimeve në Kosovë. Ndërkohë kanë vazhduar dhe sot protestat e banorëve të Rahovecit për moslejimin e forcave të KFOR-it në fshat.
Kemi parë me sytë tanë krimet që rusët kanë kryer sëbashku me sërbët thobnë këta njerëz që kanë kaluar natën para tankeve ruse për të mos lejuar të hyjnë në Rahovec i cili deri para pak ditësh ishin në kontrollonin e trupave hollandeze.
Gjenerali Majk Xhekson ka deklaruar se beson se ky irrim të mbarojë shpejt dhe pa eksese. Në mesditë është zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të KFOR-it dhe përfaqësuesve shqiptarë për të gjetur zgjidhjen e situatës së tensionuar në Rahovec./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori