Lajme nga Kosova, Lordi, Rugova, Hill (25 Janar 1999)
Në Gramovik afër fshatit Ragovinë të Gjakovës, policia serbe masakroi pesë civilë shqiptare dy prej të cilëve fëmijë 11 dhe 12 vjeç. Masakra e Reçakut i dogji shpresat për një zgjidhje paqësore të krizës në Kosovë tha Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Lordi Jonston.
Në takimin midis Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova dhe Ambasadorin Amerikan në Shkup, Kristofer Hill, zhvillimet më të reja në Kosovë u vlerësuan mjaft serioze si dhe u bisedua për veprimet që duhet të ndërmerren për zbutjen e gjendjes. Ministrat e Bashkimit Evropian kërkuan sot dhënien fund të dhunës në Kosovë./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori