Lajme nga Kosova, NATO (25 Shkurt 1999)
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Medlin Ollbrajt ka deklaruar se nëqoftëse Beogradi i përqëndron forcat për ndonjë sulm të mundshëm në Kosovë, atëherë ai bën një gabim shumë të madh. Ndërsa Presidenti Amerikan Bill Klinton është shprehur se çdo marrëveshje pa përfshirjen e NATO-s në Kosovë është problematike.
Gjenerali Nauman, Kryetari i Komisionit të NATO-s shprehet se gjendja në Kosovë është shumë e tensionuar. Përballë përqëndrimit të trupave serbe është UÇK-ja që nuk është e armatosur mirë, ndaj një ndërhyrje e mundshme e NATO-s në Kosovë është e pranueshme. Nga ana e tij Beogradi i është përgjigjur ashpër NATO-s. Presidenti Francez Zhak Shirak do të vizitojë me 28 Shkurt Maqedoninë./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori