Lajme nga Kosova, NATO, Kuk (31 Janar 1999)
Robin Kuk, Ministri i Jashtëm Britanik ka ardhur në Ballkan për të gjetur një gjuhë të përbashkët mes serbëve e shqiptarëve. Rugova në takimin me Kuk ka deklaruar se është i gatshëm për takimin e Parisit me serbët. Milosheviçi nuk ka reaguar por është prononcuar se konflikti i Kosovës duhet të zgjidhet në Serbi. Studentët e Prishtinës kanë hyrë në grevë urie duke i kërkuar politikës kosovare unifikim dhe bashkim për çeshtjen kombëtare./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori