Lajme nga Kosova, Rambuje (11 Shkurt 1999)
Sot kanë mbërritur në Rambuje dy bashkëpresidentët e konferencës, Ministri i Jashtëm Britanik Robin Kuk dhe Ministri i Jashtëm Francez Hebert Vedrin. Qëllimi i vizitës së tyre është fakti se të dy delegacionet si ai shqiptar dhe ai serb po këmbëngulin në obsionet e tyre pa arritur në asnjë pikë të përbashkët.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Uilliam Kohen paralajmëroi dhe një herë Beogradin për sulme të mundshme të NATO-s kundër objekteve të identifikuara në rast se Jugosllavia do të bllokonte arritjen e një procesi të paqes për Kosovën. Sekretarja Amerikane e Shtetit Medlin Ollbrajt premtoi një këshilltar të posaçëm për Kosovën, ai është Xhin Dobins. Filluan sot përgatitjet e ceremonisë mortore të viktimave të masakrës së Reçakut./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori