Lajme nga Kosova, serbët, UÇK (26 Shkurt 1999)


Lajme nga Kosova, serbët, UÇK (26 Shkurt 1999)

15:06 26/02/1999

Serbia vazhdon përgatitjet e saj për luftë. Çdo ditë e më tepër po bëhet e qartë që Serbia dhe Jugosllavia do të shkelin të gjitha premtimet e bëra para Grupit të Kontaktit dhe Komunitetit Ndërkombëtar.

Forcat ushtarake serbe të shoqëruara nga ato policore kanë nxjerrë nga kazermat jo vetëm tanket por të gjitha llojet e armatimeve duke përfshirë dhe aeroplanët. Në Kosovë fshatra të tëra janë bllokuar nga forca ushtarake dhe policore serbe të cilat kanë bombarduar për orë të tëra. Edhe UÇK-ja vazhdon përgatitjen e trupave të saj për t’ju përgjigjur sulmeve të Ushtrisë Jugosllave./tvklan.al

Gazetar : Altin Hazizaj






Të ngjashme