Lajme nga Kosova, Uolker, Vollebek, NATO (22 Janar 1999)


Lajme nga Kosova, Uolker, Vollebek, NATO (22 Janar 1999)

15:17 22/01/1999

Gjendja në Kosovë ende paraqitet si një përplasje në planin diplomatik mes Komunitetit Ndërkombëtar dhe Milosheviçit. Grupi finlandez i hetimit të kufomave të masakrës po vazhdon punën për zbardhjen e ngjarjes.

NATO ka vazhduar me mobilizimin në brigjet e Adriatikut. Reagime vihen re dhe në politikën e brendshme serbe. UÇK-ja ka marrë peng pesë ushtarë serbë. Sipas organizatës së OKB-së për refugjatët si pasojë e ofensivës më të fundit serbë janë larguar pesë mijë persona prej shtëpive të tyre dhe rreth një mijë jetojnë nën qiell të hapur./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme