Lajme nga Kosova,Klark, Uolker (19 Janar 1999)


Lajme nga Kosova,Klark, Uolker (19 Janar 1999)

15:48 19/01/1999

Kosova është kthyer sot në kryefjalë të diplomacisë botërore. Sekretarja amerikane e shtetit Ollbrajt, ka deklaruar së NATO-ja është urdhëruar për veprime ushtarake në Kosovë. Presidenti jugosllav duhet të anullojë urdhërin e tij për dëbimin e kryetarit të OSBE-së në Kosovë, Uillian Uollker.

Ndërsa përfaqësuesja amerikane e OSBE-së, Dejvid Xhonson ka deklaruar në lidhje me Kosovën se Beogradi duhet të plotësojë tre pika nëse dëshiron që komuniteti ndërkombëtar të ruajë për të një grimë besueshmërie. Kryeministri Pandeli Majko i ka nisur një letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton. Ndërsa Beogradi nuk ka dhënë asnjë shenjë që është tërhequr./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme