Lajme nga Kosova,NATO, flota (26 Janar 1999)


Lajme nga Kosova,NATO, flota (26 Janar 1999)

12:36 26/01/1999

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Klaus Nauman, theksoi se aleanca e ka përfunduar planin e saj ushtarak për një veprim të mundshëm në Kosovë dhe është gati të ndërhyjë.

Mbërrin në Bari të Italisë flota e ndërhyrjes së shpejte të NATO-s. Fuqitë e mëdha do t’u kërkojnë liderëve të Jugosllavisë dhe shqiptarëve të Kosovës të fillojnë bisedimet ose përndryshe do të ndodhen përballë një veprimi ushtarak të NATO-s.

Ministri i Jashtëm Anglez, Robin Kuk ka deklaruar se prioritet do t’i jepet politikës por dhe ndërhyrja ushtarake në Kosovë është e pranueshme./tvkan.al

Gazetare : Mirela Milori






Të ngjashme