Lajme nga Rahoveci, trupat e KFOR – it (29 Gusht 1999)
Rahoveci ende është pikëpyetja e Kosovës. Sot në ditën e 7 të protestave popullsia e Rahovecit ende këmbëngul në mos lejimin e pranimit e trupave ruse në qytetin e tyre. Negociatat e ndërprera që nga dita e djeshme mes përfaqësuesve të popullsisë shqiptare dhe gjeneraleve ruse, britanike e holandeze nuk kanë vazhduar më gjatë ditës së sotme.
Nga burime jozyrtare mësohet se nesër KFOR-i mund të vendosë afatet e fundit për zhbllokimin e rrugëve banorëve të Rahovecit. Gjatë këtyre 7 ditëve nuk ka pasur incidente mes ushtarëve rusë dhe protestuesve shqiptarë.
Nga burime të pakonfirmuara sot protestuesit shqiptarë mund të futen në lagjen serbe të qytetit, por krerët e shtetit shqiptar e kanë kundërshtuar me forcë këtë fakt dhe përsëritën moshyrjen e trupave rusë në Rahovec./tvklan.al
Gazetare; Mirela Milori