Lajme nga Rambuje, Kosovë (13 Shkurt 1999)
Sekretarja Amerikane e Shtetit Medlin Ollbrajt ka arritur në Paris për të vlerësuar gjendjen e negociatave ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Ollbrajt do të takohet me ambasadorin amerikan Kristofer Hill dhe negociatorët e tij si dhe do zhvillojë takime të tjera. Nesër do të mblidhet në Paris Grupi i Kontaktit.
Dhe Bashkimi Evropian ka thirrur një mbledhje të 15 ministrave të Jashtëm në Paris për të koordinuar qëndrimin mbi Kosovën. Forcat serbe ekzekutuan një shqiptar. Burimet serbe njoftuan që është vrarë një luftëtar i UÇK-së dhe një polic serb dhe janë plagosur dy policë serbë./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori