Lajme nga Rambuje, Ollbrajt (14 Shkurt 1999)


Lajme nga Rambuje, Ollbrajt (14 Shkurt 1999)

16:59 14/02/1999

Sot Sekretarja e Shtetit Amerikan Medlin Ollbrajt mbërriti në Rambuje, ku u prit nga Ministri Jashtëm Kuk dhe Vedrin, duke deklaruar se është e vendosur t’i japë shtysë negociatave midis shqiptarëve dhe serbëve. Ka filluar dhe takimi i 6 Ministrave të Jashtëm të Grupit të Kontaktit.

Tema lidhet me vendosjen e paqës në Kosovë. Forcat britanike janë bërë gati për sulme ushtarake nëse Serbia kundërshton vendosjen e forcave Paqeruajtëse në Kosovë. Organizohet dhe një takim i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian vetëm për krizën jugosllave dhe situatën në Kosovë. Sipas deklaratave të dala nga brenda Kështjellës negociatorët serbe i kanë kushtuar më shumë kohë pijeve sesa negociatave./tvklan.al

Gazetar : Altin Hazizaj






Të ngjashme