Lajme nga Serbia dhe Kosova (8 Gusht 1999)
Dje në Beograd, Fronti për Ndryshim, një bllok opozitar me regjimin e Millosheviçit, i kryesuar nga Zoran Gjingjiç ka organizuar mitingun e radhës të protestës. Është kërkuar dorëheqja e diktatorit i cili nga ana e vet ka deklaruar se nuk do të largohet megjithëse Perëndimi ka fillaur një fushatë sponsorizimi të të gjithë ashtuquajturve demokratë.
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës në qendër të Prishtinës. Sipas disa agjensive të huaja një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës pranë zyrës së OSBE-së në qendër të Prishtinës. Ka mbetur i plagosur një person. Forcat e KFOR-it kanë filluar hetimet./tvklan.al