Lajme nga sport , Vasil Bici trajneri i Vllaznisë intervistë (13 Mars 1999)


Lajme nga sport , Vasil Bici trajneri i Vllaznisë intervistë (13 Mars 1999)

11:53 13/03/1999

Vllaznia e Tirana komandojnë së bashku kreun e renditjes pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 21-të në të cilën u realizuan 23 gola. Rezultatet e javës së 21-e janë: Apolonia-Elbasani 2-1, Bylis-Burreli 5-1, Dinamo-Vllaznia 0-1, Flamurtari-Lushnja 3-1, Laci-Tirana 3-3, Skënderbeu-Besa 1-0, Shkumbini-Tomorri 0-0 dhe Teuta-Partizani 2-0. Të shtunën e ardhshme Tirana-Bylis dhe Partizani-Flamurtari do të jenë sfidat më të rëndësishme të javës së 22-të.

Vasil Bici, trajneri i Vllazisë shprehet: Të them të drejtën ne kishim ardhur me bindje të plotë për të synuar fitoren. Se sa do të dilte pastaj ishte tjetër problem. Jam i pakënaqur nga loja e skuadrës aktualisht sot që zhvilloi këtë lojë ndaj Dinamos, për të vetmen arsye që skuadra ka mundësi të luajë më mirë, por me sa pashë ndikoi shumë edhe terreni i dobët i Stadiumit “Selman Stërmasi”./tvklan.al






Të ngjashme