Lajme nga sport, vendi, futboll (4 Prill 1999)
Përsëri dhunë në kampionatin e kategorisë së parë në futboll. Në takimet e javës së 24 në Lushnje gjatë ndeshje Lushnje-Bylis një objekt i rëndë i hedhur nga tribuna e spektatorëve ka goditur në kokë trajnerin Dedja. Një person ka goditur me grushta futbollistin e Bylisit, Asllani kur ky ndodhej në fushë. Në tetë takimet e javës u dhanë 15 kartona të verdhë dhe tre të kuq. Ndërsa në kategorinë e dytë në disa sfida të saj është parë demonstrimi i hapur i dhunës./tvklan.al