Lajme nga sporti, Basketboll (5 Korrik 1999)


Lajme nga sporti, Basketboll (5 Korrik 1999)

14:58 05/07/1999

Do të jenë të rinjtë dhe të rejat që do mbyllin veprimtarinë e basketbollit për sezonin ’98-’99. Pas tre fazave dhe 19 ndeshjeve nga 12 ekipet pjesëmarrëse, fitues dhe kampion është shpallur ekipi i Durrësit, i ndjekur nga Studenti dhe Sportklub Tirana. Është mbyllur dhe kampionati i të rinjve ku morën pjesë 16 ekipe nga 118 ndeshjet e zhvilluara ku kampion është shpallur ekipi i Tiranës i ndjekur nga Partizani.

Për të reja, Sportklub Tirana duke fituar takimin e fundit ndaj Sonia Basket është shpallur kampione kombëtare. Shumë ekipe të këtyre moshave këtë muaj do të nisen për turne ndeëkombëtare jashtë vendit. Sonia Basket do të marrë pjesë në turneun në Nice të Francës për të përfunduar me kupën për të rinj që do zhvillohet nga 21 deri 25 Korrik në Luksemburg./tvklan.al






Të ngjashme