Lajme nga sporti, Kombëtarja ndeshje me Letoninë (31 Mars 1999)
Ndonëse aventura me Slloveninë mbeti e papërfunduar duket se dhe sfida me Letoninë rrezikon të mos zhvillohet. E programuar të luhet në Tiranë, në stadiumin “Qemal Stafa”, UEFA ka kërkuar një informacion të saktë lidhur me situatën aktuale në Shqipëri.
Ndonëse duhet një muaj që të luhet ky takim, edhe Federata Letoneze ka reaguar duke kërkuar të di se cili do jetë fati i këtij takimi. problem mbetete ardhja dhe largimi i skuadrës letoneze, futbollitëve shqiptarë, arbitrave të ndeshjes. Është në praktikat e UEFA-s që një procedurë e tillë e një sfide ndërkombëtare kërkon kohë për t’u aplikuar.
Tentativat e disa shoqërive ajrore në përpjekje për t’u ngritur nga Aeroporti Shqiptar i Rinasit japin shpresë për zhvillimin e kësaj ndeshje e vlefshme për fazën eliminatore për EURO 2000. Por situata aktuale e ka vënë në vështirësi Federatën Shqiptare të Futbollit të japë garanci absolute për 28 Prillin ndonëse dëshira e stafit shqiptar totalisht i impenjuar kërkon që ky takim të luhet. /tvklan.al