Lajme nga Sporti, Komisioni i Disiplines (3 Mars 1999)
Vazhdojnë dënimet dhe skualifikimet dhënë nga Komisioni i Disiplinës pranë Federates Shqiptare të Futbollit. Në fokus këtë herë ka qënë Ballshi. Humbje e thellë e skuadrës përfaqësuese në futboll nën moshën 16 vjeçare. Në sfidën debutuese për eleminatorët e Kampionatit Europian ndeshjet e së cilës po zhvillohen në Ohër, skuadra shqiptare ka humbur 5-1 me Italinë.
Nesër kundërshtari i dytë do jetë Maqedonia ndërsa të shtunën me Portugalinë. Pas 17 vjetësh në krye të gazetës “Sporti Shqiptar” Besnik Dizdari nuk do jetë më kryeredaktor i saj. Ndonëse motivet e dorëheqjes së tij duket se janë personale, tani gazeta do të drejtohet nga një tjetër njeri, mund të jetë Bashkim Tufa./tvklan.al