Lajme nga sporti, stadiumi, Medi Bushati (26 Shkurt 1999)
Ndonëse nesër do të zhvillohet ndeshja Dinamo-Teuta, kjo është sfida e fundit që do luhet në barin e tij sepse stadiumi “Qemal Stafa” do të mbyllë dyert. Skuadra e Tiranës zhvillon seancën e fundit të stërvitjes në prag të sfidës miqësore me një seleksionim të rretheve Durrës e Kavajë takim i programuar për të dielën në Stadiumin “Niko Dovana”. Yjet e viteve 80-90 kanë zgjedhur një mjedis të mbyllur.
Drejtori i stadiumit Medi Bushati shprehet: “E vërteta është se stadiumi merret në një periudhë një çikë të vështirë dhe detyra jonë na obligon në këtë situatë që të bëjmë ç’është e mundur për ta përgatitur atë për ndeshjen e ardhshme ndërkombëtare që është në fund të Prillit. Për këtë kemi marrë shumë kontakte me specialistët më të mirë të vendit dhe na dhanë disa orientime dhe disa mendime të vyera që besoj me punën edhe të specialistëve të fushës të gjithë kolektivit neve duhet të arrijmë që në fundin e Prillit që është takimi i parë ndërkombëtar i zhvilluar në Tiranë t’a vëmë në kushte optimale gjendjen e terrenit dhe të mjediseve të Stadiumit.” /tvklan.al