Lajme nga sporti, vendi, Tirana (21 Mars 1999)
Millan Baçi mund të largohet nga Tirana. Lajmi i marrë nga burime të brendshme të klubit konfirmojnë faktin se trajneri i skuadrës bardhë e blu i ka kërkuar dje në mesditë funksionarëve të klubit dorëheqjen nga skuadra.
Ndonëse Baci ka tentuar të japë dorëheqjen menjëherë pas barazimit të djeshëm me Bylisin, drejtuesit e klubit e kanë kundërshtuar këtë veprim për të vendosur më vonë për të ardhmen e stolit kryeqytetas. Situata në skuadër është tensionuar edhe pas largimit të mesfushorit Prenga. Tirana bashkë me Bylisin ndodhet në vendin e dytë me dy pikë më pak se Vllaznia që kryeson e vetme./tvklan.al