Lajme të mira për përdoruesit e iPhone


Lajme të mira për përdoruesit e iPhone

11:12 14/06/2018

Apple thotë se duhet të ndryshojë parametrat e iPhone për të ndaluar hakerat dhe të tjerët të zhbllokojnë pajisjet pa autorizimin e duhur ligjor.

Masa gjithashtu do ta bëjë më të vështirë për policët të hapin aparatet pa autorizim. Megjithatë, Apple mohoi se ndryshimet ishin të dizajnuara për të penguar zbatimin e ligjit të SHBA.

Kompania ka qenë një kundërshtare e shquar e legjislacionit amerikan për t’i detyruar kompanitë e teknologjisë të kenë akses në komunikimet e përdoruesve.

Ndryshimi gjithashtu vlen edhe për vendet jashtë SHBA-ve, përfshirë Britaninë e Madhe. Forcat e policisë thonë se mundësia për të zhbllokuar iPhonët dhe iPadët është kritike për punën e tyre.

Por në vitin 2016 Apple refuzoi të ndihmojë policinë të hapë një telefon të përdorur nga një person i armatosur i cili vrau 14 vetë në San Bernardino të Kalifornisë.

“Ne vazhdimisht po forcojmë mbrojtjen e sigurisë në çdo produkt të Apple për të ndihmuar klientët të mbrohen nga hakerat, hajdutët e identitetit dhe ndërhyrjet në të dhënat e tyre personale”

, tha Apple në një deklaratë.

Ndryshimet në parametrat e iPhone kanë për qëllim të ndalojnë qasjen e paautorizuar në telefon nëpërmjet USB-ve./tvklan.al






Të ngjashme