Lajmet e rreme/ Papa Francesku: Rasti i parë është në Bibël
Papa Francesku është përfshirë në debatin për “lajmet e rreme” dhe për këtë ka denoncuar atë që ai e quan “taktikat e gjarprit”.
Ati i Shenjtë thotë se rasti i parë i keqinformimit është në Bibël, dhe për këtë i referohet rastit të Evës që tundohet nga gjarpri për të ngrënë frutin e ndaluar. Sipas Papës, përhapja e lajmit të rremë mund të ketë “pasoja të tmerrshme”, dhe ky fenomen negativ çon në përhapjen e arrogancës dhe urrejtjes.
Para Francesku u bëri thirrje përdoruesve të rrjeteve sociale dhe gazetarëve që të heqin dorë nga veprimet manipulative që nxisin ndarjen.
“Përhapja e lajmeve të rreme mund të shërbejë për qëllime specifike që të ndikojë në vendimet politike, apo t’i shërbejë interesave ekonomike”
, theksoi kreu i Vatikanit.
Duke e krahasuar përhapjen e qëllimshme të lajmeve të rreme, me mesazhin e gjarprit në Bibël, Papa bëri thirrje se roli i gazetarëve si “mbrojtës të lajmit” nuk është thjesht një punë, por një mision.
/tvklan.al