Lajmi më i lexuar i javës për “Love Story”
Nata e gjashtë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, u shoqërua me shumë debate e tensione, teksa Saimiri pati tre takime romantike me tre nga vajzat.
Ndryshe nga javët e tjera, kësaj here 33-vjeçari vendosi të eliminonte vetëm një konkurrente, Vivienin.
Ai kishte rezervuar nga një takim me Redonën, Merin dhe Suelën, ku ky i fundit solli shumë debate në studio.
Ndryshe nga takimi i parë, Suela dhe Saimiri u puthën disa herë në buzë, gjë që nuk u prit mirë nga shumica e vajzave.
Lajmi për takimin e tyre ka qenë edhe lajmi më i lexuar i kësaj jave.
Suela ka qenë sërish e zgjedhura e 33-vjeçarit për një takim të gjatë privat, teksa kanë kaluar ditën bashkë.
Ata kanë bërë një shëtitje në mal ku kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë mes tyre.
Dyshja ka diskutuar edhe për xhelozinë, teksa Suela e ka shprehur qartë se nuk i pëlqen që Saimirin puth njëherë njërën dhe njëherë një vajzë tjetër.
Suela: Tani më solle këtu. Po herën tjetër çfarë do të bësh? Gjej një ishull ti dhe ikim ne.
Saimiri: Po bëj të kundërtën, nga liqeni në mal. Profile të ndryshme më shkruanin të lutem takohu me Suelën. Thoja me vete sa adresa false paska hapur kjo
Suela: Ti si mendon? Shkojmë ne?
Saimiri: Nga pamja e jashtme sigurisht që shkojmë. Nga brenda akoma s’kam arritur të kuptoj.
Suela: E di unë që do jesh i imi deri në fund, le të kënaqen edhe gocat pak. Kështu e mendoj unë. Ma ndjen zemra.
Saimiri: Se mos na dehesh me ujë sot?
Suela: Më bëre një pyetje kur ishim në takimin e parë, më the që do të të marr në Gjermani. Si e mendon ti veten tënde pas ca kohësh.
Saimiri: Me ty dhe pa ty. Më bëhet qejfi që jemi këtu bashkë. E kishim lënë përgjysmë takimin e fundit. Të kam marrë pak verë të kuqe, sa të lagësh buzët dhe ta mbash mend çfarë ka ndodhur.
Suela: Shyqyr se ti më le pas dore. Je dehur ndonjëherë keq fare ti?
Saimiri: Më ka ndodhur dhe mua që kam pirë por ka qenë se e kam përzier alkoolin
Suela: Po sa shishe verë pive ti?
Saimiri: Jo unë nuk e kam me shishe.
Suela: Po djersitem o Saimir?
Saimiri: Pse u vure në siklet apo?
Suela: Nga të gjitha, zjarri këtu, ti afër.
Saimiri: I ke buzët shumë të ëmbla. Nuk ngopem. Kam qejf të të puth gjithë ditën.
Suela: Nga ato cëk-cëk që ke bërë ti, vetëm kjo është më e mira mendoj unë. Cëk Cëk se puthje s’janë ato.
Saimiri: Je xheloze ti?
Suela: Po ti mezi po e pret të puthesh me gocat e tjera apo çfarë?
Saimiri: Jo mezi po e pres por gjëra që ndodhin, lindin…
Suela: Po tani të gjitha të lindin ty, puthu me njërën, puthu me tjetrën
Saimiri: Thuaj që je xheloze, shprehu
Suela: Normal që bëhem xheloze, se s’më pëlqen të të shoh ty të puthesh njëherë me njërën, njëherë me tjetrën. Tani me të gjitha gocat njësoj ndjen ti? Nuk dua të flasim fare për vajzat e tjera dhe nuk dua të ketë më puthje. Ti Saimir çfarë pret në 2021?
Saimiri: Në rradhë të parë shëndetin por sigurisht që edhe dashurinë që të dal i lumtur nga ky program
Suela: Me mua…/tvklan.al