“Këtë vit do të pushojmë”
Ata janë një ndër çiftet më të famshëm dhe më simpatikë të showbizit turk. Halit Ergenç dhe bashkëshortja e tij Berguzar Korel, të cilët u kurorëzuan në martesë pasi u dashuruan në xhirimet e serialit “Një mijë e një net”, kanë mërzitur ndjekësit me vendimin e tyre të fundit.
Në muajin Qershor përfundoi edhe seriali i dytë në të cilin ata luanin sëbashku “Vatanim sensin”. Lodhja e madhe në xhirime për dy vite pa shkëputje ka bërë që të dy aktorët e dashur të vendosin të pushojnë për një vit. “Këtë vit kemi vendosur të mos punojmë. Do të pushojmë këtë sezon
”, tha për gazetarët Halit Ergenç. Media turke raporton se vendimi i çiftit të aktorëve ka mërzitur së tepërmi ata që shpresonin t’i shikonin në ekran sërish me seriale të reja. /tvklan.al