
Lamallari në Shkodër: Masa personale mbrojtëse për forcat e sigurisë
Paraditen e kësaj të Shtune, në Shkodër janë shpërndarë disa pako me masat e nevojshme mbrojtëse për forcat e sigurisë që janë në vijën e parë të frontit kundër Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, zëvendës ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, së fundmi i komanduar në vend të prefektit të Shkodrës.

“Përfunduam shpërndarjen e pakove me masa personale mbrojtëse (maska, doreza, dezinfektues & alkool) për forcat e sigurisë të angazhuara në frontin e parë kundër #Covid19”
Lamallari ka falënderuar drejtuesin e Dhomës së Tregtisë Shkodër, Shkëlqim Koplikun dhe anëtarët e tjerë.

“Kontributi i tyre është shprehje e solidaritetit, vlerësimit për përkushtimin dhe motivim më tej për punonjësit e policisë, FA dhe burgjeve”, thotë Lamallari. /tvklan.al
