Lamtumira e fundit për Kosta Grillon


Lamtumira e fundit për Kosta Grillon

15:59 07/10/2021

Homazhe nga të afërm, miq e kolegë

Miq, të afërm, kolegë komentatorë dhe gazetarë, bashkëudhëtarë të tij dhe bashkëpunëtorë përcollën Kosta Grillon për në banesën e fundit.

Dritan Shakohoxha: Ky është mikrofoni i ndeshjes së fundit që kam komentuar unë në Londër në finalen e kampionatit Europian e solla sot këtu që t’ja jap me vete mikut tim. Në minutën e fundit të ndeshjes me  Armeninë ku Kosta komentonte për RTSH, unë për DigitAlb nja dy minuta i kemi komentu të përqafuar bashkë. Kosta është unikal, askush nuk do të bëhet si Kosta asnjëherë. Shpresoj që lart në qiell të jetë prapë me batutë dhe humorin e tij.

Komuniteti i gazetarëve sportivë do të ndjejë mungesën e një miku më së shumti se një kolegu.

Gasper Marku: Jo vetëm profesionist në fushën e medias, por edhe një djalë brilant, i pastër, i çiltër. Ka qenë dhe do të mbetet mik i veçantë i të gjithë shkodranëve.

Defrim Methasani: Ai dinte të donte, dinte të respektonte miqtë. Do të na mungoj dhe them që ikja e Kosta Grillos është më shumë se një humbje.

Do ta ndjejnë mungesën edhe miqtë e bashkëpunëtorët.

Petri Bozo: Ne do të jemi përjetësisht me Kostën, do të na mungoj shumë.

Tami Kona: Kosta ishte unik, familjes do t’i mungoj prindi, babai, kurse Tami Konës personalisht do t’i mungoj një vëlla.

Armando Duka:  Në këtë periudhë kemi humbur shumë nga njerëzit tanë. Një nga figurat le të themi të gazetarisë, por i përfshirë akoma më shumë se sa në dimensionin e një gazetari apo komentatori në botën e futbollit në marrëdhëniet me gjithë futbollin.

Kostandin Grillo do të prehet në Vuno të Himarës.

Tv Klan






Të ngjashme