Lamtumira e fundit për të rinjtë shqiptarë viktima të sulmit në Mynih
Dy nga të rinjtë nga Kosova, të cilët humbën jetën në sulmin që ndodhi të premten në Mynih të Gjermanisë, do të të prehen në vendin e tyre, shkruan Klan Kosova.
Diamant Zabërgja 21-vjeçar do të varroset në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë në orën 14:00, ndërsa, Armela Segashi 14-vjeçare, do të varroset në orën 17:00 në Podujevë.
Tre të rinj nga Kosova, Armela Segashi, Sabina Sulaj si dhe Diamat Zabërgja, ishin në mesin e 9 viktimave të sulmit të 22 Korrikut në Mynih të Gjermanisë, ku një i ri gjermano-iranian Ali Sonoboly, qëlloi më armë në një qendër tregtare./tvklan.al