Lamtumirë Adela! Përcillet mes dhimbjes dhe lotëve gazetarja 31-vjeçare


Lamtumirë Adela! Përcillet mes dhimbjes dhe lotëve gazetarja 31-vjeçare

16:08 30/10/2017

Miq, të afërm, familjarë, por dhe qindra qytetarë të Kavajës kanë përcjellë me lot në sy për në banesën e fundit, gazetaren dhe moderatoren Adelajda Xhamani.

31-vjeçarja u përcoll për në banesën e fundit rreth orës 14:30.

Ceremonia e lamtumirës nisi në orën 12:00 në Kinemanë e qytetit të Kavajës,  ku me qindra njerëz i dhanë lamtumirën Adelës, mes të cilëve dhe ish- i dashuri i saj Bjordi.

Gazetarja u ndaj nga jeta ditën e diel, si pasojë e një ataku kardiak.

/tvklan.al

 






Të ngjashme