Lamtumirë engjëj!!! Dhjetori i zi i krimeve tronditëse në familje


Lamtumirë engjëj!!! Dhjetori i zi i krimeve tronditëse në familje

17:33 06/12/2016

Mes lotëve dhe dhimbjes janë përcjellë për në banesën e fundit dy fëmijët, 4 dhe 6 vjeç, që u mbytën mëngjesin e së hënës nga babai i tyre në lagjen nr 4, të qytetit të Korçës.

Familjaret e Naum Toshit, i cili pas krimit makabër vari dhe veten, kanë marrë përsipër organizimin për përcjelljen e tre viktimave.

femijet

Ndërkohë Marsela Toshi, nëna e dy vogëlushëve që u mbyten nga bashkëshorti i saj është përballur sot me grupin hetimor.

Pas kthimit nga Greqia, 24-vjecarja është drejtuar në ambientet e policisë lokale të Korçës, ku është marrë në pyetje nga policia.

Marsela Tushi

Marsela Toshi ka dëshmuar edhe për natën mes së dielës dhe të hënës, kur ajo shkoi në shtëpi për të marrë fëmijët, por nuk u lejua nga i shoqi, i cili dy orë më vonë vrau dy djemtë 4 dhe 6 vjeç dhe me pas veten.

Ajo ka dëshmuar se kishte ikur në Greqi që të punonte dhe pasi të gjente punë e shtëpi do të merrte dhe familjen. Sipas saj shpesh i shoqi i thoshte: “

Na gjej për të ngrënë, bëj çfarë të duash, ke fëmijë për të ushqyer.”

naum Toshi

24-vjeçarja nuk është lejuar të marrë pjesë në varrimin e dy fmëijëve nga familjarët e Naum Toshit dhe më pas është larguar drejt shtetit grek.

Muaji dhjetor, në ditët e para të tij është kthyer në një muaj të zi. Deri tani janë të paktën 6 viktima, në ngjarje që kanë ndodhur brenda familjes. /tvklan.al





Të ngjashme