Lamtumirë Juve: Sneijder çon Gallatan në çerekfinale te Champios
Ndeshja ishte mjaft e vështirë për të dyja skuadrat, me terenin shumë të papërshtatshëm për shkak të motit të ligë, megjithatë, në fund turqit dolën fitues. Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi ish anëtari i Interit Wesley Sneijder, i cili në minutën e 86' të takimit shënoi për 1-0. Juventus u përpjek deri në fund, por ishte shumë vonë për të barazuar rezultatin, barazim që do t'i siguronte atyre kualifikimin nga Grupi B. Galatasaray e mbyll fazën e grupeve në vendin e dytë me 7 pikë, kështu duke siguruar kualifikimin për më tej ndërsa Juventus do vazhdojë garat në Europa Ligë, pasi që u rendit e treta në këtë Grup (B) me vetëm 6 pikë