Lamtumirë Sergio Marchionne!
Ish-drejtuesi ekzekutiv i kompanisë së makinave Fiat-Chrysler, Sergio Marchionne, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare.
Marchionne ishte shtruar prej katër ditësh në spitalin e Zyrihut, pasi shëndeti i tij u përkeqësua pas një operacioni në shpatullën e djathtë.
Ai drejtoi Fiat-in për më shumë se një dekadë dhe me pas u pasua nga britaniku Mike Manley, shkruan BBC.
“Për fat të keq, ajo që kishim frikë ndodhi. Sergio Marchionne, një njeri dhe mik i mirë, ndërroi jetë”
, tha kryetari i grupit John Elkann, anëtar i familjes Agnelli që drejton kompaninë.
“Familja ime dhe unë do t’i jemi gjithnjë mirënjohës për atë që ka bërë”
, ka thënë ai.
/tvklan.al