Laporta nis nga puna, kontaktohet Xavi për stolin e Barcelonës


Laporta nis nga puna, kontaktohet Xavi për stolin e Barcelonës

22:00 07/10/2021

Xavi Hernandez do jetë trajneri i ri i Barcelonës, gjithmonë në rast se Ronald Koeman largohet. Presidenti i klubit spanjoll, Joan Laporta ka nisur kontaktet me ish-mesfushorin katalanas dhe ulja në stol e tij është thjesht çështje kohe.

Laporta kërkon që të sheshojë “ftohjen” e marrëdhënieve të viteve të fundit mes palëve dhe bisedimet e fundit duket se do të shërbejë për ta afruar akoma dhe më shumë me stolin e skuadrës në “Camp Nou’. Madje gazetarët spanjollë shkojnë akoma dhe më tej, ku pranojnë se Xavi ka arritur akordin në parim me Barcelonën. Opsioni i Xavi si zëvendësues i Koeman pëlqehet së tepërmi nga ambienti i Barcelonës, pasi ish-mesfushori e njeh fare mirë klubin ku fitoi gjithçka.

Kjo do të thotë se ulja në stol e 41-vjeçarit është ndër idetë më të mira të paktën për momentin. Gjithsesi, Xavi nuk do e ketë aspak të lehtë të marrë drejtimin e Barcelonës në këtë pikë të sezonit, pas një starti për t’u harruar. Kandidat për të marrë postin e trajnerit të Barcelonës është dhe Antonio Conte, por edhe Andrea Pirlo.

Klan News






Të ngjashme