Lapraka së shpejti me kinema


Lapraka së shpejti me kinema

13:15 24/01/2017 https://youtu.be/-VYltw-piDM

Lapraka do të ketë shumë shpejt kinemanë e saj.  Ajo do të shërbejë edhe si qendër për aktivitete kulturore dhe artistike për afro 60 mijë banorë të zonës.

Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Materialet filmike ju shpërndanë medias naga zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës.

 

“Jemi këtu për të inspektuar kinemanë e Laprakës, e cila ndryshe njihet edhe si kinemaja e Maks Velos, që arkitekti ynë i famshëm e ka projektuar disa dekada më parë, por që më pas është rrënuar. Sot kjo kinema po merr një pamje të re…,” tha Veliaj.

 

Ai shtoi se Lapraka, e cila ka një spital publik, një spital privat, shkolla, gjimnaze, 9-vjeçare, kopshte e çerdhe, me kinemanë e re merr profilin e asaj që duhet të ketë një qendër e Tiranës policentrite.

 Projekti parashikon që në verë kinemaja të jetë gati për shfaqjen e filmave si dhe për të promovuar talentet e rinj. Ajo do të jetë tërësisht publike./Tv Klan






Të ngjashme