Largimi i Ngjelës nga PD, Berisha: Bëri zgjedhje tragjike


Largimi i Ngjelës nga PD, Berisha: Bëri zgjedhje tragjike

Autori: Blendi Fevziu

23:06 06/02/2006

Tetë muaj pas ardhjes në pushtet të koalicionit të djathtë, kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu lidhur me qeverisjen e tij.

Në lidhje të drejtpërdrejtë ishin edhe kryeredaktorët e dy të përditshme në vend, Robert Rakipllari i gazetës “Shekulli” dhe Andi Tela i gazetës “Panorama”.

Pas tetë muajve qeverisje në koalicionin e PD mungon një nga bashkëpunëtorët e rëndësishëm të dhe ish-kandidat për bashkinë e Tiranës të kësaj partie, Spartak Ngjela.  Pas votës së tij kundër disa ligjeve Ngjela u përjashtua nga PD, ndërkohë Berisha lidhur me largimin e tij tha se ai vetë bëri zgjedhje tragjike.

“Ngjela e përcaktoi zgjedhjen e tij, bëri zgjedhje tragjike. Ai nuk do të jetë më në grupin parlamentar të PD, është i ngrirë”, tha Berisha./tvklan.al  






Të ngjashme