Largimi i tifozëve anglezë nga Shqipëria dhe kultura që lanë pas (28 Mars 2001)
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Angli, të 1200 tifozët britanikë, të shoqëruar nga forca të shumta policore janë larguar nga stadiumi “Qemal Stafa” pa shkaktuar as më të voglin incident falë kontrollit të vendosur nga forcat e rendit të organizuar më së miri për mbarëvajtjen e këtij takimi të përfolur. Mbi 20 autobusë i transportuan tifozët britanikë për në Rinas ku me 6 carter ata udhëtuan në drejtim të Britanisë gjatë gjithë natës së kaluar.
Megjithatë në kryeqytet dhe në ambjentet e shumta ku ata ishin vendosur gjatë ditës së djeshme kanë lënë gjurmët dhe mbresat e tyre, në një rekord të paparë në vendin tonë, në atë të pirjes së birrës, ku anglezët kanë “shfarosur” shishe të panumërta./tvklan.al