
Largohen nga detyra 63 punonjës të Shërbimit të Provës
Largohen nga detyra 63 punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, të cilët nuk janë rekrutuar sipas procedurave të konkurrimit.
Ministria e Drejtësisë, nëpërmjet një njoftimi publik, ka urdhëruar që Shërbimi i Provës të kalojë në “sitë” personat e korruptuar dhe atyre që kanë abuzuar me detyrën.
Nga raporti i Departamentit të Administratës Publike është konstatuar se në periudhën Janar 2014-Gusht 2017, kur Shërbimi i Provës dhe Ministria e Drejtësisë drejtohej nga LSI, figurojnë të paguar si nëpunës 92 punonjës në kundërshtim me ligjin.
Për 63 punonjësit ka nisur menjëherë procedura e largimit. Pjesa tjetër prej 29 punonjësish të emëruar me këtë formë janë larguar më parë, për arsye të ndryshme.
/abcnews.al