Largohet zëdhënësi i OSBE-së në Tiranë, Xhovani Porta – (14 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Xhovani Porta, zëdhënësi i shtypit të OSBE-së ka braktisur sot Tiranën pas kërcënimeve për jetën, që sipas tij e kanë burimin tek qëndrimi i organizatës që përfaqëson, ndaj procesit elektoral në Shqipëri. Xhovani Porta është larguar drejt Romës, por burime diplomatike flasin për emërimin e tij në krye të zyrës, së OSBE-së në Serbi.
Ndërkohë largimi i Xhovani Portës është përshëndetur nga Partia Demokratike. Kjo parti shprehet se nuk ka asnjë lidhje me personat, që e kanë kërcënuar me vdekje ish-zëdhënësin e OSBE-së në Tiranë. PD kërkon paraqitjen e fakteve nga OSBE për këtë rast në prokurori. Demokratët kanë vijuar sot me vlerësimet për Këshillin e Europës, në vërejtjen e këtij institucioni ndaj procesit elektoral./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame