Lautaro Martinez apo Neymar


Lautaro Martinez apo Neymar

22:40 21/06/2020

Barcelona do të përzgjedhë vetëm njërin

Ose Lautaro Martinez ose Neymar. Ky është kushti i vënë nga Barcelona. Duke u bazuar tek financat por edhe tek hapësira në formacion. Në faqen e parë, e përditshmja sportive katalanase “Sport” shkruan se Lautaro Martinez është në njërën anë të peshores dhe braziliani Neymar në tjetrën.

Klubi katalan do të afrojë vetëm njërin prej dy lojtarëve. Tratativa me Interin duket se është bërë delikate. Nëse gjërat komplikohen Barça do të kthehet tek Neymar.

Duke qenë të dy mjaft të vlefshëm për skuadrat përkatëse lojtarët kanë veçoritë e tyre. Argjentinasi sjell gola dhe prania e tij në sulm është mjaft e rëndësishme. Nga ana e tij braziliani veç golave dhuron edhe spektakël.

Kush do të jetë më i vlefshëm për Barcelonën? Në këtë rast nuk vendosin vetëm financat. Pritet merkato e verës për të parë se çfarë do të ndodhë.

Tv Klan






Të ngjashme