Lavrov mohon akuzat për influencën ruse në fushatën zgjedhore


Lavrov mohon akuzat për influencën ruse në fushatën zgjedhore

21:23 12/10/2016

Akuzat e Shteteve të Bashkuara kundër Moskës për ndërhyrje në zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë janë qesharake, ka deklaruar ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov gjatë një interviste për rrjetin informativ amerikan CNN.

Lavrov theksoi se, nuk ka parë edhe një fakt të vetëm ku të bazohen akuzat e amerikaneve.

“Është qesharake të kesh këtë lloje vëmendjeje për një fuqi rajonale, siç na cilësoi presidenti Obama pak kohë më parë”, deklaroi Lavrov.

“Tani të gjithë në Shtetet e Bashkuara thonë se është Rusia ajo që menaxhon zgjedhjet amerikane, por nuk ka asnjë fakt të vetëm” , ka thënë Lavrov për gazetaren Christiane Amanpour.

Të premten e kaluar ishte hera e parë kur SHBA-te fajësuan zyrtarisht një shtet tjetër për ndërhyrje dhe influenca në zgjedhjet presidenciale amerikane që do të mbahen në 8 nëntor./ TV KLAN






Të ngjashme