Lazarati “pushtohet” nga sëmundjet infektive (16 Qershor 2000)


Lazarati “pushtohet” nga sëmundjet infektive (16 Qershor 2000)

12:54 16/06/2000

Vetëm në Lazarat 160 persona janë të sëmurë me verdhëz, ndërkohë që janë shtuar rastet e epidemive të shkaktuara nga kafshët si leshmanoza dhe bruceloza. Këto shifra janë bërë të ditura nga spitali ” Omer Nishani” i Gjirokastrës. Shefi i Pavionit Infektiv thotë se vërdhëza është përhapur nga uji i ndotur që shpërndahet nga Ujësjellësi i Lazaratit.

Ndërkohë në spitalin e qytetit janë shtruar 35 të sëmurë nga bruceloza. Kjo sëmundje përhapet nga bagëtitë dhe e ka origjinën përtej kufirit. Edhe qentë nuk mbeten prapa në këtë stinë epidemish. Bashkë me shtimin e tyre është rritur dhe numri i të sëmurëve nga leshmanoza ku më të prekurit janë fëmijët./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme