Lazio mund Parmën
Lazio mori një fitore të rëndësishme në fushën e Parmës. Skuadra e Inzagit shënoi dy gola, por i gjeti vetëm në minutat e fundit të takimit. Në minutën e 81’, penalltia e fituar u kthye në gol nga Imobile, ndërsa në fund të kohës së rregullt Korrea siguroi rezultatin 2-0.
Atalanta shkatërroi 5-1 Chievon në Verona. Skuadra vendase luajti prej minutës së 40 me 10 lojtarë. 3 gola për Atalantan u shënuan nga Iliçiç, ndërsa dy të tjerë nga De Roon dhe Gosens. Dy shqiptarët Etrit Berisha dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti e panë ndeshjen nga stoli.
Tv Klan