Lazio siguron trofeun e parë të sezonit
Lazio siguroi trofeun e parë të sezonit, duke mundur Juventusin 3-2 në Superkupën e Italisë.
Fundi i takimit ishte dramatik. Skuadra e kryeqytetit shkoi në avantazh falë dy golave të Immobile në minutën e 32 dhe të 54. Por 5 minuta nga përfundimi i takimit kur çdo gjë dukej e përfunduar, Dybala shënon dy herë.
Të dy ekipet menduan se do të shkonin drejt penalltive për të zgjidhur fituesin e trofeut por në minutën e 3 shtesë Murgia realizoi golin e fitores.
Paraqitje të shkëlqyer bëri edhe portieri i Kombëtares Shqiptare Thomas Strakosha, i cili e shpëtoi skuadrën e tij në disa raste duke qetësuar skuadrën si një garanci për portën e Lazios. TV KLAN