LDK: Thaçi po përfshihet në fushatë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, se po përfshihet në fushatë zgjedhore duke ndihmuar Partinë Demokratike të Kosovës.
LDK thotë se presidenti Thaçi është koordinuar me Njazi Kryeziun, ish-zyrtar i komunës së Prizrenit nga PDK.
“
Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kundërshtim me mandatin e tij kushtetues, po vazhdon të përfshihet në fushatën parazgjedhore në Kosovë, në përpjekje për t’u dalë në ndihmë bashkë-partiakëve të tij të PDK-së
”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
“LDK konsideron se nuk ka asnjë shpjegim objektiv që e arsyeton praninë e një Presidenti të shtetit nëpër aktivitete jozyrtare, në kohë fushate dhe me eksponentë të njohur të një subjekti politik. Sigurisht PDK-së.
“
Siç duket, vërejtja publike që iu bë atij nga LDK dhe shoqëria civile e mediat, për denoncim në Gjykatën Kushtetuese, ka bërë që Thaçi të mos e vazhdojë fushatën e tij në mbështetje të PDK-së nëpër shkolla. Por, ai tashmë, fshehtas, siç dinë të punojë ai dhe bashkë-partiakët e tij, po mundohet ta shpëtojë PDK-në dhe satelitët e saj nga humbja e zgjedhjeve
.
LDK kërkon nga vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe përfaqësuesit e korit diplomatik në Kosovë që të ushtrojnë ndikimin e tyre, “për të penguar Thaçin që të keqpërdor institucionin e Presidentit për interesa të ngushta politike, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
“Thaçit do t’i duhet të japë përgjegjësi për ndërhyrjet e tij të shumta në punë që nuk i takojnë një Presidenti të shtetit”./
KlanKosova