Lë për herë të parë shtëpinë pas 25 vitesh


Lë për herë të parë shtëpinë pas 25 vitesh

09:30 08/12/2016

Një grua nga Egjipti, e cila besohet se është gruaja më e shëndoshë në botë, do të udhëtojë drejt Indisë për t’iu nënshtruar operacionit për heqjen e dhjamit.

36 – vjeçarja Eman Ahmed Abd El Aty peshon 500 kilogramë dhe do të dërgohet me anë të një avioni të vogël në Mumbai, ku kirurgu Muffazal Lakdawala priet ta operojë.

Fillimisht Ambasada indiane në Kajro ia refuzoi asaj vizën, pasi nuk mund të ishte prezente. U desh ndërhyrja e mjekut, i cili i shkruaji Minitrit të Jashtëm indian që 36 – vjeçarja të pajisej me vizë.

Kjo do të jetë hera e parë që Eman lëviz nga shtëpia pas 25 vitesh./tvklan.al






Të ngjashme