Lecco, ngjarja trondit opinionin Italian


Lecco, ngjarja trondit opinionin Italian

19:31 09/03/2014 dynjajaBanorët e lagjes Kiudi, të qytezës së Lekos, ku 38 vjeçarja shqiptare Edlira Dobrushi vrau me thikë 3 vajzat e saj të vogla, shprehen të shtangur për këtë ngjarje makabre. Ja se ç’thonë ata për mediat italiane.

Zotëria i Parë: Është një zonë më se e qetë. Njerëzit janë të qetë në këtë lagje. Nuk e di nga vijnë këta.

Gazetari: Janë shqiptarë.

Zotëria i Parë: Nejse kjo nuk ka shumë rëndësi. Duhet parë gjendja familjare, ç’probleme kanë pasur. Pastaj të vrasësh tre vajzat e tua... më falni por...

Zotëria i Dytë:  E shihja që kalonte çdo ditë dhe çonte vajzat në shkollë. E njihja vetëm si fytyrë. E mora vesh vetëm kur pashë njerëz se diçka kishte ndodhur. Zona është e qetë. Si çdokund edhe këtu ka familje të huaja. Ngjarja është tragjike.

Zotëria i Tretë: Zona është e qetë. Hera e parë që ndodh diçka e tillë. Unë për vete jam egjiptian. Nuk ka ndodhur më parë. Është diçka e çuditshme. Dikush që vret fëmijët është bastard.

Lajmi ka bërë jehonë në shumë të përditshme europiane por edhe përtej kontinentit.

 

 

 





Të ngjashme