Legalistët shqiptarë – (20 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kriza, ka qenë kjo alternativa e propozuar sot nga legalistët shqiptarë. Sipas tyre institucioni i mbretit me pa anësi në raport me partitë dhe rrymat e ndryshme është garanti që do të largojë idenë e përkohshmërisë dhe përdorimit.
Në kushtet aktuale legalistët kanë kërkuar krijimin e një xhandarmërie që të jetë e specializuar në luftë kundër krimit si dhe për të realizuar çarmatimin. Për këtë ata propozojnë modelin e xhardarmërisë së viteve 24-39, që sipas tyre përbën një bazë të fuqishmë për rivendosjen e normalitetit në Shqipëri.
Legalistët u shprehën gjithashtu se mbretëria krijon mundësira reale për luftën kundër korrupsionit, pasi mbreti ka të drejë të çojë përpara gjyqit ministra e funksionarë të lartë të shtetit.
Partia Lidhja e Legalitetit ka propozuar mbajtjen e një tryeze mes vetë opozitës shqiptare që ndodhet e ndarë në dy grupime. Bashkimi për Demokraci dhe e Djathta e Bashkuar. Sipas legalistëve duhen lënë mënjan mosmarrëveshjet në situatën e krijuar në shqipëri duhet të ekzistoj vetëm një opozitë./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego